
Përpara konkursit kryesor të bukurisë Miss Universe 2025, i cili do të mbahet më 21 nëntor në Tajlandë, konkurrentet nga e gjithë bota iu prezantuan publikut për herë të parë mbrëmë në eventin "Moonlight Sky Gala Welcome".
Për paraqitjen e parë zyrtare, pjesëmarrësit duhej të ecnin në pistë me shiritin e vendit që përfaqësonin dhe të thoshin emrin e vendit të tyre me zë të lartë dhe me krenari.
Ajo çka ka ndezur rrjetin ka qenë parakalimi i përfaqësueses së Serbisë, e cila në të vërtet është nga Mongolia. Jelena Egorova tërhoqi shumë vëmendjen e publikut sapo u shfaq në skenë. Sipas të dhënave zyrtare, Jelena është 177 centimetra e gjatë. Në prezantimin e saj të parë, Egorova veshi një fustan të shndritshëm prej tyli me detaje të shndritshme dhe një çarje të lartë, një model që nxirrte në pah figurën dhe elegancën e saj.
@missthailand_official 74th Miss Universe The Host Country Thailand‼️???????????????? #missuniverse #missuniverse2025 #74thmissuniverse ♬ เสียงต้นฉบับ - ILoveMissThailand.Official - missthailand_official
Megjithatë, rebelimi i audiencës nga Serbia, e cila e ka shprehur qartë qëndrimin e saj në lidhje me përfaqësuesen e këtij viti ka qenë e lartë.
"Si mund ta përfaqësojë Serbinë një grua mongole?", është komenti më i shpeshtë në rrjetet sociale nga komentuesit serbë.
Serbët shprehen se Jelena është një vajzë shumë e bukur, por se ajo "nuk duhej ta kishte përfaqësuar Serbinë" në konkursin e bukurisë Miss Universe të këtij viti.
"Sikur të gjitha vajzat në Serbi ishin të zëna atë ditë", "Pse na përfaqëson ajo?, Ajo nuk është serbe", "Mes kaq shumë grave të bukura serbe, ata dërgojnë një grua mongole", janë disa nga komentet kundër Jelenës. (A2 Televizion)
