Sekretarja e Jashtme britanike, Evet Kuper, në një reagim të sajën për BBC, thotë se e ka paralajmëruar Izraelin të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në shenjë hakmarrjeje për njohjen e shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar.
Kuper foli për BBC-në përpara se të merrte pjesë në një konferencë të hënën në OKB në Nju Jork, ku Franca dhe shtete të tjera evropiane pritet të bëjnë një njoftim të ngjashëm. E pyetur nga BBC nëse ishte e shqetësuar se Izraeli do ta merrte këtë deklaratë si pretekst për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor, Kuper tha se ia kishte bërë të qartë homologut të saj izraelit se ai dhe qeveria e tij nuk duhet ta bëjnë këtë.
Ajo tha se: "Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që po marrim ka të bëjë me mënyrën më të mirë për të respektuar sigurinë për Izraelin, si dhe sigurinë për palestinezët”. Kuper tha se ekstremistët në të dyja anët po kërkonin të braktisnin çdo perspektivë të një zgjidhjeje me dy shtete, të cilën Mbretëria e Bashkuar kishte një detyrim moral ta ringjallte. (A2 Televizion)