Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, mes të cilëve edhe një të mitur, të cilët akuzohen se dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, raporton A2 CNN.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni. Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç”, tha policia.
16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike. Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)