“Nuk do hezitojmë t’i përdorim”, Putin: Stoku i raketave të reja gati për përdorim

Nga Erjon Dervishi
22 Nëntor 2024, 23:33 | Bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërcënuar perëndimin me përdorim të raketave me rreze të mesme veprimi “Oshenik”, nëse kërcënohet përsëri. Në një fjalim përpara opinionit publik, Putin bëri edhe një shpjegim të mënyrës se si funksionon raketa Orshenik dhe sa e rrezikshme është ajo. Putin tha se Rusia do të vazhdojë testimin e raketës së saj të re hipersonike në luftim dhe ka një stok gati për përdorim.

“Dje informova personelin e Forcave të Armatosura, qytetarët e Rusisë, aleatët tanë në mbarë botën, si dhe ata që po përpiqen të na shantazhojnë me forcë, për sistemin më të ri rus të raketave me rreze të mesme veprimi. Ky është sistemi ynë, të cilin ju e quajtët 'Oreshnik. Kjo është një raketë balistike në një pajisje hipersonike jo-bërthamore. Unë ju përgëzoj për këtë dhe, siç u tha tashmë, ne do të vazhdojmë këto teste, duke përfshirë edhe në kushte luftarake”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Putin reagoi një ditë pasi Rusia gjuajti armën e re me rreze të mesme veprimi në Ukrainë për herë të parë, një hap që ai tha se u nxit nga përdorimi i raketave balistike amerikane dhe raketave britanike të lundrimit nga Ukraina për të goditur Rusinë. Udhëheqësi i Kremlinit e përshkroi përdorimin e parë të raketës si një provë të suksesshme dhe tha se do të pasonin më shumë.

"Unë do të shtoj se nuk ka mjete për të kundërvepruar një raketë të tillë, ato nuk ekzistojnë. Dhe do të theksoj edhe një herë: ne do të vazhdojmë testimin e sistemit të fundit. Është e nevojshme që të të vendoset prodhimi seri, duke pasur parasysh forcën e veçantë të kësaj arme, fuqinë e saj, ajo do të vihet në shërbim në Strategjik Forcat Raketore”, u shpreh Putin.

Ndërkohë mediat amerikane bëjnë të ditur se një ekip këshilltarësh teknikë të Koresë së Veriut ka mbërritur në qytetin port të pushtuar nga Rusia, Mariupol. Një burim i sigurisë ukrainase e raportoi këtë për CNN, ndërsa një zëdhënës ushtarak zbuloi edhe një prani të trupave të Koresë së Veriut në rajonin lindor të Kharkiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos