Presidenti Vladimir Putin i tha Këshillit të Sigurisë të Rusisë se marrëdhëniet e vendit të tij me Europën ishin në krizë. Por ai pretendon se Moska nuk është fajtore për këtë, shkruan A2CNN.
“Referencat për ngjarjet në Ukrainë janë të pabaza, pasi vetë kriza europiane ishte faji si i administratës së mëparshme amerikane ashtu edhe i disa vendeve kryesore europiane. Ata mbështetën grushtin e shtetit në Ukrainë, i cili më pas shkaktoi të gjithë zinxhirin e ngjarjeve tragjike që ende po zhvillohen në Ukrainë”, pretendon Putin.
Presidenti rus la të kuptohet se po kërkon një zbutje të tensioneve. “Le të diskutojmë gjendjen aktuale të marrëdhënieve tona me vendet europiane, me Bashkimin Europian në tërësi. Dua të theksoj edhe një herë se ne kurrë nuk e kemi braktisur zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve”, u shpreh Putin. (A2 Televizion)