Trump përgatit goditjen finale? SHBA i jep 10 ditë kohë Iranit: Bisedimet po shkojnë shumë mirë

Nga Xhevahir Qardaku
27 Mars 2026, 10:49 | Bota

Amerika i jep 10 ditë kohë shtesë Iranit, duke ndërprerë sulmet shkatërruese.

“Sipas kërkesës së Qeverisë së Iranit, ju lutem lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të përfaqësuar se unë po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të termocentralit me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes, sipas Orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara që e kundërshtojnë këtë nga Media e Lajmeve të Rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë”, tha Trump, shkruan A2.

Irani nuk ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Trump, por më herët zyrtarët e tij thanë se po prisnin që Uashingtoni t'u përgjigjej kushteve të tyre për një armëpushim. Në një mbledhje të kabinetit, i dërguari i posaçëm Steve Ëitkoff konfirmoi se SHBA-të i kishin dërguar Iranit një plan paqeje prej 15 pikash. Trump tha se SHBA-të do të ishin “makthi më i keq” i Iranit nëse nuk bien dakord për një marrëveshje paqeje. 

“Ne kemi liri të lëvizim atje, në qytete dhe fshatra, dhe të shkatërrojmë të gjitha armët e tyre të çmendura bërthamore, raketat dhe dronët që po ndërtojnë. Ne po e bëjmë këtë. Tani ata kanë një shans për të bërë një marrëveshje, por kjo varet prej tyre. Dhe ata do t’ju thonë ‘ne nuk po negociojmë, nuk do të negociojmë’. Sigurisht që po negociojnë. Janë shkatërruar plotësisht. Kush nuk do të negocionte? Ata po luten për një marrëveshje. Por nuk e bëjnë, ne jemi makthi i tyre më i keq. Do të vazhdojmë t’i godasim pa pengesa, pa u ndalur”, shtoi Trump.

Ai i cilësoi iranianët si luftëtarë të dobët por negociatorë të mirë. Trump foli pasi një zyrtar i lartë i Iranit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se plani I Uashingtonit për ti dhënë fund luftës 4 javore është I njëanëshëm dhe I padrejtë, por se diplomacia po vazhdon. Trump përsëriti kritikat e tij ndaj aleatëve të NATO-s, duke thënë se ata “nuk kanë bërë absolutisht asgjë për ta ndihmuar” me situatën në Iran. Izraeli konfirmoi se kishte vrarë komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Alireza Tangsiri, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

Rihapja e ngushticës thuhet se është pjesë e planit të paqes të SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos