“Nuk fitohet lufta në mbrojtje”, Trump kritikon Bidenin se nuk e la Ukrainën të sulmojë Rusinë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 18:05 | Bota

“Nuk fitohet lufta në mbrojtje”, Trump kritikon Bidenin se nuk

Donald Trump ka kritikuar ashpër paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, se ai nuk e la Ukrainën t’i kundërpërgjigjej Rusisë.

Sipas Trump moslejimi i Ukrainës për të sulmuar Rusinë, ia ka privuar Kievit një shans për të fituar luftën. Në postimin e tij në Truth Social, ai e krahasoi situatën e Ukrainës me një ndeshje sportive.

"Nuk ka shanse për të fituar! Është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e një pushtuesi. Është si një ekip i shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë sulm. Nuk ka shanse për të fituar! Kështu është me Ukrainën dhe Rusinë", tha Trump.

Ai vazhdoi duke thënë se Biden, të cilin e quajti "jashtëzakonisht të paaftë", në fakt nuk e kishte lejuar Ukrainën të sulmonte, duke e kufizuar atë vetëm në mbrojtje.

"Joe Biden jashtëzakonisht i paaftë, nuk do ta linte Ukrainën të luftonte, por vetëm të mbrohej. Si funksionoi kjo?", pyeti Presidenti amerikan.

Administrata e ish-Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk e lejoi Ukrainën të godiste thellë në territorin rus me armë amerikane deri në vjeshtën e vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos