Nuk i del inati pas ndarjes, burri mbulon lagjen me foto intime të ish të dashurës

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 11:03 | Bota

Nuk i del inati pas ndarjes, burri mbulon lagjen me foto intime të ish

Ndarjen nga ish e dashura nuk e ka përjetuar edhe aq pozitivisht një 44-vjeçar italian nga Como, i cili në formë hakmarrje ka mbushur muret e lagjes ku ajo jeton me foto të nxehta dhe në momente intime të saj.

Në posterat e ngjitura ai tregonte edhe emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, profilin e saj në Instagram, si dhe adresën e vendit të punës së 40-vjeçares, e po ashtu referenca dhe fraza vulgare drejtuar asaj.

Fletushkat me imazhe intime, sipas hetuesve janë pjesëza nga një video e një marrëdhënieje seksuale mes ish-çiftit (ndoshta e filmuar nga i dyshuari pa dijeninë e viktimës).

44-vjeçari tani është nën hetim për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse, ndërsa më parë kishte kërcënuar ish të dashurën se do ta bënte të paguante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos