NYT: Trump tërhiqet? Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë një zgjidhje, Moska: Heshtje nga Vatikani për ndërmjetësim

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 13:02 | Bota

NYT: Trump tërhiqet? Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë një

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve të tjerë evropianë se Rusia dhe Ukraina do të duhet të gjejnë një zgjidhje për luftën, vetëm disa ditë pasi pretendoi se vetëm ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin fuqinë për të arritur një marrëveshje. Kjo është bërë e ditur nga New York Times, duke cituar gjashtë zyrtarë të njohur me bisedimet.

Gazeta amerikane raporton se kjo është vendosur pasi Trump foli me Zelenskyn dhe udhëheqës të tjerë pas bisedës telefonike me Putinin të hënën.

Gazeta ngre pikëpyetjet nëse presidenti amerikan po e braktis edhe projektin që Amerika ka ndjekur prej tre vitesh për të mbështetur Ukrainën, një demokraci në lindje për të cilën ai vetë ka deklaruar shpesh se është pushtuar në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me Kupolën e Artë të SHBA-së, "konsultimet me Moskën janë të nevojshme për të rifilluar kontaktet, për të rivendosur stabilitetin strategjik dhe për të ringjallur bisedimet bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se krijimi i sistemit anti-raketor është një vendim "sovran" i SHBA-së.

"Nëse Shtetet e Bashkuara besojnë se ekziston një kërcënim raketor, atëherë, sigurisht, ato zhvillojnë sisteme mbrojtëse raketore", tha zëdhënësi, duke komentuar njoftimin e Uashingtonit dje. Lidhur me mundësinë e ndërmjetësimit nga Vatikani në konfliktin në Ukrainë, Peskov theksoi se Rusia ende nuk ka marrë ndonjë propozim nga Vatikani për ndërmjetësim të mundshëm në konfliktin në Ukrainë, por "mirëpret gatishmërinë dhe përpjekjet e të gjitha atyre vendeve që dëshirojnë të kontribuojnë në një zgjidhje të shpejtë". "Deri më tani, nuk është marrë asnjë vendim për vendin e negociatave të mëtejshme", shtoi zëdhënësi, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos