OKB ngre alarmin: Më shumë se 1,000 persona u vranë nga Izraeli teksa kërkonin ndihma

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 13:25 | Bota

OKB ngre alarmin: Më shumë se 1,000 persona u vranë nga Izraeli

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gaza të shkaktuara nga kequshqyerja që nga 7 tetori 2023 është rritur në 113.

Sipas mediave të huaja, OKB thotë se uria masive në të gjithë Gazën po shkakton një "situatë të tmerrshme", ndërsa banorët e Gazës i kanë thënë BBC-së se kanë frikë se do të qëllohen nëse përpiqen të arrijnë në vendet e shpërndarjes së ndihmave.

Kujtojmë se OKB-ja ka thënë se të paktën 1,054 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite ndërsa kërkonin ushqim që nga 27 maji, kur filloi një metodë e re ndihme e drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.

OKB-ja tha gjithashtu se 766 persona u vranë "në afërsi" të vendeve të GHF-së dhe 288 të tjerë "pranë qendrave të ndihmës së OKB-së dhe organizatave të tjera humanitare" deri më 21 korrik, shkruan A2 CNN.

GHF përdor kontraktorë privatë sigurie për të shpërndarë ndihma nga vendet në zonat ushtarake izraelite.

Izraeli dhe SHBA-të thonë se sistemi është i nevojshëm për të ndaluar Hamasin të vjedhë ndihma, por OKB-ja refuzon të bashkëpunojë me të, duke e përshkruar atë si joetik dhe duke thënë se nuk janë ofruar prova që Hamasi po devijon sistematikisht ndihmën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos