Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin metalik në pistë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 22:04 | Bota

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin metalik në

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë uljes, duke pësuar dëmtime serioze në njërin prej krahëve.

Fluturimi FR6080 hasi turbulenca të forta gjatë udhëtimit. Frika për një ulje të vështirë ishte e pranishme mes pasagjerëve, por askush nuk priste një incident të tillë në momentin e prekjes në tokë.

Sipas raportimeve, përplasja u ndje nga të gjithë pasagjerët, të cilët menduan se do të urdhëroheshin për një evakuim të menjëhershëm. Megjithatë, ekuipazhi njoftoi se të gjithë duhet të qëndronin në vendet e tyre deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga incidenti, dhe situata u vu nën kontroll pa pasoja të mëtejshme. Autoritetet greke dhe përfaqësues të kompanisë Ryanair kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe natyrën e pengesës që u ndodh në pistë.

Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë e pistave të aeroporteve më të vegjël dhe mbi menaxhimin e krizave nga linjat ajrore në raste emergjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos