Paqe në qiell mes Ukrainës e Rusisë? I dërguari i Trump takon Putin teksa ultimatumi po skadon

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 16:12 | Bota

Paqe në qiell mes Ukrainës e Rusisë? I dërguari i Trump

I dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Witkoff, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Trump i ka vendosur Moskës për të ndalur luftën në Ukrainë ose ne të kundërtën do të përballet me sanksione shtesë.

Witkoff u prit në Moskë nga Kirill Dmitriyev, i dërguari për investime i Rusisë dhe drejtuesi i Fondit Sovran.  Pavarësisht ultimatumit të presidentit burime pranë Kremlinit bënë më dije se Putin nuk ka ndërmend ta ndalë luftën, teksa beson se është duke e fituar atë.

E megjithatë Bloomberg qe citon burime të afërta me Moskën, shkruan këtë të mërkurë se Kremlini po shqyrton mundësinë ti ofrojë shteteve të bashkuara lëshime që mund të përfshijnë një armëpushim ajror me Ukrainën.

Po ashtu Zelenski, në nisje të vizitës së Wittkoff në Moske tha se Kievi i kishte propozuar Rusisë qetësi në qiell, pa sulme me raketa apo dronë dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike.

Ndërkohë, teksa ultimatumi po skadon, administrata Trump thuhet se po vlerëson mundësinë e sanksioneve të reja ndaj ‘’flotës hije’’ të cisternave ruse të naftës nëse Putin refuzon armëpushimin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos