Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 18:45 | Bota

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot

NASA dhe Forca Hapësinore e SHBA paralajmërojnë se pjesë të një sateliti të madh, Van Allen Probe A, do të hyjnë në atmosferën e Tokës të martën në mbrëmje rreth orës 19:45 EDT.

Sateliti peshon rreth 600 kg dhe shumica e tij do të digjet gjatë rikthimit, por disa pjesë mund të mbijetojnë.

Shanset që dikush të dëmtohet nga pjesët që bien janë shumë të vogla: 1 në 4,200. Rreth 71% e Tokës është ujë, gjë që ul edhe më shumë mundësinë e goditjes për njerëzit.

Rënia e mbeturinave nga hapësira nuk është e rrallë, por vetëm një person i njohur është goditur ndonjëherë, Lottie Williams nga Oklahoma në vitin 1997, pa u lënduar.

Sateliti ishte pjesë e një misioni për të studiuar brezat Van Allen të grimcave të ngarkuara në fusha magnetike të Tokës.

Ai u çaktivizua në 2019 kur mbaroi karburanti dhe nuk mund të kontrollohej më. Binjaku i tij nuk pritet të rikthehet para fundit të këtij dekade. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos