
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Turqia është e gatshme të presë raundin e ardhshëm të bisedimeve trepalëshe të paqes mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit, pasi foli të martën me presidentin Tayyip Erdogan, raporton A2CNN.
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka zgjatur më se katër vjet, me fillimin e saj në shkurt të vitit 2022. Pak kohë pas fillimit të luftës, Turqia u ofrua si negociatore e arritjes së një armëpushimi, por kjo gjë nuk u arrit dhe andaj, konflikti po hyn në vitin e tij të pestë, me kosto njerëzore dhe materiale të jashtëzakonshme.
Tashmë duket që Turqia është rikthyer të presë raundin e ardhshëm të bisedimeve dhe duke konsideruar që Trump ka lënë si ultimatum arritjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës qershorin e këtij viti, bisedimet po përshpejtohen.
“Presidenti theksoi se Turqia është e gatshme të presë raundin e ardhshëm të bisedimeve në një format trepalësh. Ne e vlerësojmë këtë iniciativë dhe shpresojmë që ajo të prodhojë rezultate,” shkroi Zelensky në Facebook. (A2 Televizion)