Lufta në Lindjen e Mesme, Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi shefi i Kremlinit

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 17:17 | Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur në telefon me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, duke cituar Kremlinin, raporton A2CNN. 

Gjatë bisedës telefonike, Kremlini thotë se Putin “konfirmoi qëndrimin e tij parimor në favor të çtensionimit sa më të shpejtë të konfliktit dhe zgjidhjes së tij me mjete politike”.

Më herët Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan së bashku situatën e luftës në Iran dhe perspektivat për paqe në Ukrainë, vetëm disa orë pasi shefi i Kremlinit paralajmëroi se një krizë globale energjetike kërcënonte ekonominë botërore.

Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkaktoi rritjen më të madhe të çmimeve të naftës që nga trazirat pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa prodhuesit e Gjirit e ulin prodhimin pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos