Pas Hezbollahut edhe Hamasi gati për armëpushim me Izraelin!!

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 09:27 | Bota

Pas Hezbollahut edhe Hamasi gati për armëpushim me Izraelin!!

Disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, edhe Hamasi ka shprehur gatishmërinë për ndaljen e luftimeve në Gaza me shtetin hebre.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenga grupit palestinez, i cili shprehet se është gati për armëpushim.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës, pasi të dy palët pranuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Marrëveshja ofron një mundësi për t’i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar mijëra të vrarë që nga rindezja e luftimeve pas fillimit të luftës në Gazë një vit më parë.

Qeveria izraelite votoi 10-1 në favor të këtij armëpushimi, teksa kryeministri Netanjahu deklaroi se ajo do të qëndrojë në fuqi, në varësi të sjelljes së Hezbollahut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos