Pengje në këmbim të të burgosurve, Hamasi liron edhe 11 persona të tjerë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 21:05 | Bota

Pengje në këmbim të të burgosurve, Hamasi liron edhe 11

Njëmbëdhjetë pengje të Hamasit janë nisur për në territorin e Izraelit mbrëmjen e së hënës. Lajmin e bënë të ditur forcat izraelite të Mbrojtjes të cilat citojnë Kryqin e Kuq që ka marrë në dorëzim të liruarit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Hamasi bëri të ditur se pritet që nga burgjet e izraelit të lirohen 33 palestinezë. Ne tre ditët e fundit janë liruar 117 të burgosur palestinezë.

Më herët gjatë së hënës, Katari bëri të ditur se armëpushimi mes dy palëve është zgjatur me dy ditë.

Hamasi konfirmoi të hënën se armëpushimi me Izraelin në Gaza, që do të skadonte të martën në mëngjes, do të zgjatej deri të enjten në orën 07:00 të mëngjesit, pasi njoftoi se "po punonte për një listë të re pengjesh" për t'u liruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos