Pentagoni ka bërë gati planin, Trump po shqyrton sulme në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 21:08 | Bota

Pentagoni ka bërë gati planin, Trump po shqyrton sulme në

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e nisjes së sulmeve të kufizuara në Ngushticën e Hormuzit për të parandaluar Iranin nga ripërdorimi i kapaciteteve të tij të radarëve dhe raketave për të sulmuar anijet.

Disa burime thanë për Axios se Komanda Qendrore e SHBA-së ka hartuar një plan me mbështetjen e shefit të Pentagonit, Pete Hegseth. Trump mund të japë dritën jeshile për operacionin pas përshkallëzimit të ri.

Më herët Shtetet e Bashkuara deklaruan se do t'i përgjigjen sulmit të Iranit ndaj forcave amerikane, tha Donald Trump në një intervistë me Fox.

"Ne do t'i godasim ata fort", saktësoi presidenti Trump.

Teherani deklaroi se “pretendimi i amerikanëve se me sulmin e mbrëmshëm donin të pengonin Iranin të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit dhe se ia dolën mbanë, është fantazi dhe trillim i pastër", tha një burim ushtarak për agjencinë e lajmeve Tasnim, duke shtuar: "Përplasja e mbrëmshme nuk kishte të bënte fare me vendosjen e minave".

"Nga njëra anë, amerikanët pretendojnë se kanë neutralizuar të gjitha minat; nga ana tjetër, ata pretendojnë se kanë parandaluar vendosjen e minave të reja. Tani pyetja është: si u 'ndëshkuan' saktësisht cisternat përgjegjëse për goditjen e minave? Anijet në fjalë u ndëshkuan dhe bazat e tyre në rajon u goditën nga predhat iraniane", theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos