Survejim inteligjent në 20 shkolla, Rama: Siguri për prindërit, nuk do të ketë kamera në klasa

Nga Fjorela Beleshi
31 Gusht 2026, 20:25 | Politikë

Projekti “Smart City” ka nisur të zbatohet në 20 shkollat e para.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit, vendosën ta demostrojnë nga gjimnazi “Partizani” në kryeqytet se si do të funskionojë identifikimi i personave me rrezik apo zbulimi i ngjarjeve në kohë reale përmes kamerave inteligjente, shkruan A2.

Megjithatë, kamerat përmes të cilave prindërit do shihnin fëmijët në klasa në kohë reale nuk do të vendosen. Rama e pranon se dëshira për t’i përdorur edhe si masë që të shmangej kopjimi, është frenuar nga standardet e BE-së.

Sipas qeverisë, teknologjia e re do të sinjalizojë në kohë reale drejtuesit e shkollave, punonjësit e sigurisë dhe Policinë e Shtetit. Por, duket që teknologjia nuk është e mjaftueshme për sigurinë në shkollë, pasi drejtuesit u interesuan edhe për praninë e patrullave të policisë.

Këto 20 shkolla do të shërbejnë edhe për pilotimin e projektit “Smart City”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos