
Pentagoni raportohet se i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë një buxhet prej 200 miliardë dollarë për të financuar luftën në Iran, sipas Washington Post. Megjithatë kërkesa duhet më së pari të marrë dritën e gjelbër në Kongres, raporton A2CNN.
Në dhjetor, ligjvënësit miratuan një buxhet rekord prej 901 miliardë dollarësh për shpenzimet e mbrojtjes së SHBA-së këtë vit, por Presidenti Donald Trump ka kërkuar më shumë.
Ai argumentoi se financimi i mbrojtjes duhet të arrijë në 1.5 trilion dollarë në vitin 2027 për të adresuar atë që ai e përshkroi si "kohë shumë të trazuara dhe të rrezikshme".
Buxheti më i madh do të ndihmonte SHBA-në të ndërtonte një “ushtri ëndrrash” që do ta mbante vendin “të sigurt dhe të mbrojtur”, tha Trump në janar.
Deri më tani, çmimi i luftës nuk është zbuluar zyrtarisht. Raportet nga agjenci të shumta lajmesh sugjerojnë se SHBA-të shpenzuan më shumë se 11 miliardë dollarë në javën e parë të sulmit të tyre ndaj Iranit.
(A2 Televizion)