"Trump ka shkelur vendimin e Kongresit", gjykata urdhëron rihapjen e "Zërit të Amerikës"

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 23:39 | Bota

"Trump ka shkelur vendimin e Kongresit", gjykata urdhëron

Gjykata Federale në SHBA ka urdhëruar rikthimin në punë të stafit të Zërit të Amerikës dhe rifillimin e transmetimeve ndërkombëtare, pas një viti reduktimesh drastike.

Vendimi u mor nga gjykatësi Royce C. Lamberth, i cili vlerësoi se administrata e Presidentit Donald Trump kishte shkelur mandatet e Kongresit duke zvogëluar ndjeshëm stafin dhe burimet e agjencisë, shkruan BBC.

Zëri i Amerikës ishte detyruar të mbante vetëm 68 punonjës, pas vendimit për tkurrjen e Agjencisë Amerikane për Media Globale, përcjell A2.

VOA u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore për t'iu kundërvënë propagandës naziste. Vetëm disa javë pasi u rikthye në detyrë si president, Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për të mbyllur transmetuesin, të cilin zyrtarët e tij e akuzuan për paragjykim të krahut të majtë.

Trump gjithashtu urdhëroi që media të tilla si Radio Europa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë të "eliminohen në masën maksimale në përputhje me ligjin në fuqi". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos