Pentagoni kërkon miliarda të tjerë, Hegseth: Lufta me Iranin kushtoi 37.5 miliardë dollarë

Nga Xhevahir Qardaku
22 Korrik 2026, 15:28 | Bota

Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së rreth 37.5 miliardë dollarë deri më tani, një rritje prej gati 8 miliardë dollarësh që nga vlerësimi i fundit në maj. Këtë e konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një dëgjese në Kongres.

Ai i tha Komitetit të Buxhetit të Senatit se ishte urgjente që ligjvënësit të miratonin edhe 87 miliardë dollarë të tjerë në financimin e Kongresit për Pentagonin, me 67 miliardë dollarë të destinuara për operacione në Lindjen e Mesme, përcjell A2 CNN. Seanca dëgjimore u ndërpre disa herë nga protestuesit kundër luftës dhe përfundoi në një përleshje verbale midis sekretarit të mbrojtjes dhe një senatori.

Ishte paraqitja e parë e Hegseth në Capitol Hill që kur sulmet midis SHBA-së dhe Iranit rifilluan javën e kaluar dhe vjen pasi tre ushtarë amerikanë u konfirmuan të vrarë në rajon. Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit në prill 1.5 trilion dollarë për Pentagonin gjatë vitit të ardhshëm fiskal, gjë që do t’i rriste shpenzimet ushtarake amerikane në një nivel rekord në epokën moderne.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos