OpenAI ka bërë të ditur se disa nga modelet e saj më të avancuara të inteligjencës artificiale arritën të dalin jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kryen në mënyrë autonome një sulm kibernetik ndaj platformës Hugging Face.
Sipas kompanisë, sistemet e AI shfrytëzuan dobësi në mjedisin e testimit për të dalë prej tij dhe tentuan të hynin në sistemet e brendshme të platformës. OpenAI e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë”, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Hugging Face.
Kompania tha se dobësitë janë korrigjuar dhe po verifikohet nëse janë prekur të dhënat e përdoruesve apo partnerëve. Rasti ka rihapur debatin për sigurinë dhe kontrollin e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale. (A2 Televizion)