Përçarja me ministrin Lavrov? Ja si ju përgjigjet Putini thashethemeve që qarkullojnë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2025, 16:21 | Bota

Përçarja me ministrin Lavrov? Ja si ju përgjigjet Putini

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është pyetur në lidhje me raportet për një përçarje me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Mediat e huaja shkruajnë se thashethemet për një përçarje kanë qenë në rritje që kur Presidenti Donald Trump anuloi një samit të planifikuar me Putinin në Budapest, pas një telefonate midis Lavrov dhe sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Sipas Financial Times, ishte qëndrimi i palëkundur i Lavrovit që e shtyu Shtëpinë e Bardhë ta ngrinte samitin.

Por Putin këmbëngul se Lavrov nuk ka humbur mbështetjen, duke shtuar se po përgatitet për një takim me zyrtarët amerikanë javën e ardhshme, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se SHBA dhe Rusia janë në bisedime të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos