Takim kokë më kokë me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

Nga Xhevahir Qardaku
27 Nëntor 2025, 15:38 | Bota

Takim kokë më kokë me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për

Papa Leon i 14-të po viziton Turqinë, në udhëtimin e parë jashtë Vatikanit. Ati i shenjtë do të shënojë një përvjetor historik të krishterë, përpara se të shkojë në Liban, disa ditë pas sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e tij, Bejrut.

Papa e përmblodhi mesazhin e udhëtimit të tij duke thënë se “të gjithë burrat, gratë mund të jenë vërtet vëllezër dhe motra, pavarësisht dallimeve, pavarësisht feve të ndryshme, pavarësisht besimeve të ndryshme”, shkruan A2 CNN.

Papa Leon zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin turk Tayyip Erdogan. Ky i fundit vlerësoi tej mase qëndrimin e kreut të Vatikanit për çështjen e Palestinës. Më herët, Papa Leon i 14-të vendosi një kurorë me lule në Anitkabir, në monumentin e themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos