Përfshihet nga flakët autobusi në Zvicër, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 07:32 | Bota

Përfshihet nga flakët autobusi në Zvicër, viktima dhe

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një qytet në Zvicrën perëndimore.

Sipas policisë incidenti ndodhi rreth orës 18:25 sipas orës lokale të martën në qendër të Kerzers, i njohur në frëngjisht si Chiètres, në kantonin Fribourg, rreth 20 km nga kryeqyteti, Bernë.

Tre persona u dërguan në spital, tha policia, dhe pati raportime se edhe një shpëtimtar u plagos. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por po hetohet nëse është vënë qëllimisht.

Ka pasur raportime se një person është lyer me benzinë, por autoritetet thanë se nuk mund ta konfirmonin menjëherë këtë.

Videoja e postuar nga mediat lokale tregon një autobus në flakë dhe një banor vendas përshkroi se kishte parë një kolonë të trashë tymi.

Autobusi thuhet se kishte udhëtuar nga komuna Düdingen, 17 km në jug të Kerzers.

Në një postim në X, Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se "më trondit dhe më trishton fakti që njerëz kanë humbur jetën në një zjarr të rëndë në Zvicër".

Dyzet e një persona u vranë në një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një vendpushim skish zviceran në natën e Vitit të Ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos