“Do të jetë ekskursion i shkurtër”, Trump qetëson tregjet, bie çmimi i naftës dhe gazit  

Nga Rosalba Bejdo
10 Mars 2026, 19:18 | Bota

Trump qetëson tregjet, bie çmimi i naftës dhe gazit çmimi i naftës dhe gazit ra ndjeshëm të martën, pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se lufta në Iran ishte drejt përfundimit.

Nafta bruto u shit me 120 dollarë për fuçi të hënën mes frikës se konflikti do të pengonte furnizimet me energji nga Lindja e Mesme, por pas komenteve të Trump u ul në 92 dollarë. çmimet e gazit po ashtu ranë dhe bursat rreth Europës dhe Azisë u rimëkëmbën…

Bosi i gjigandit të naftës në Arabinë Sauditë, Aramco, Amin Nasser ka paralajmëruar për pasoja katastrofike nëse ngushtica e Hormuzit, një itinerari kyç për tregtinë globale të naftës, do të mbetej e bllokuar. Gati 1/5 e naftës botërore kalon zakonisht përmes Hormuzit, por qarkullimi është paralizuar që prej nisjes së luftës më shumë se një javë më parë.

Sipas Nasser, rezervat e naftës ishin në nivelin më të ulët në 5 vite dhe bllokimi i furnizimit nënkuptonte se këto do të përdoreshin me një ritëm më të shpejtë. "Sa më gjatë të zgjasë ndërprerja... aq më drastike do të jenë pasojat për ekonominë globale", paralajmëroi ai.

Të hënën presidenti amerikan Trump, qetësoi tregjet kur deklaroi se kishin ndërmarrë një ekskursion të vogël pasi ndjenë se do të eliminonin një të keqe.

“Po do të shihni se do të jetë një ekskursion i shkurtër”, ishin fjalët e tij. Më vonë, shefi I shtëpisë së bardhë paralajmëroi se nëse Irani do të bënte diçka për të ndalur rrjedhën e naftës nga ngushtica e Hormuzit, SHBA do të godiste 20 herë më fort nga c; kishte bërë deri më tani.

Garda revolulucionare e Iranit replikoi se në kundërpërgjigje të atyre që i quajti marrëzira të presidentit amerikan, forcat e armatosura iraniane nuk do të lejojnë eksportin e asnjë litri të vetëm naftë nga rajoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos