Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,2 rihter

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 10:36 | Bota

Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,2

Një tërmet i fuqishëm ka goditur gjatë natës Perunë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, raporton CNN, tërmeti ka qenë me magnitudë 7,2 i shkallës rihter, ndërsa ka pasur një thellësi prej 28 kilometrash. Ndërkohë, epiqendra ka qenë vetëm 8 kilometra nga qyteti Atiquipa, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti i Limës, ku edhe pse në një distancë kaq të madhe, shumë persona janë shprehur se kanë ndjerë lëkundje të fuqishme.

Kryeministri i Perusë, Gustavo Adrianzen, është shprehur se deri tani nuk raportohet për të vdekur, ndërsa dëmet në infrastrukturë mendohet të jenë të mëdha.

Fillimisht, autoritetet dhanë alarmin për cunam, i cili mund të arrinte deri në 3 metra, por më pas u vërtetua se nuk do të kishte rrezik për zonat bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos