‘Plasin’ protestat në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 12:35 | Bota

‘Plasin’ protestat në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e

Një udhëheqës fetar nga grupi fitimtar rebel Hayat Tahrir al-Sham tha se pema do të restaurohet dhe njerëzit që e dogjën atë do të ndëshkohen.

Qindra njerëz kanë protestuar në zonat e krishtera të kryeqytetit sirian të Damaskut, pasi u shfaq një video që tregonte luftëtarët me kapuç duke i vënë zjarrin një peme të Krishtlindjes diku tjetër në vend.

"Ne kërkojmë të drejtat e të krishterëve," brohoritën demonstruesit ndërsa marshuan nëpër qytet në prag të Krishtlindjeve, shkruajnë mediat e huaja, shkruan A2 CNN.

Përmbysja e Bashar al Assad nga rebelët e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një grup dikur i lidhur me Al Kaedën, ka ndezur shqetësime për pakicat fetare në Siri, por udhëheqësi i grupit ka këmbëngulur se të gjitha besimet do të respektohen.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se burrat ishin të huaj nga grupi islamik Ansar al Tawhid.

Një demonstrues që dha emrin e tij si Georges tha se po protestonte për "padrejtësinë kundër të krishterëve".

"Nëse nuk na lejohet të jetojmë besimin tonë të krishterë në vendin tonë, si dikur, atëherë nuk i përkasim më këtij vendi," tha ai.

Një udhëheqës fetar nga HTS, grupi kryesor rebel në koalicionin që rrëzoi Asadin, pohoi se ata që i vunë zjarrin pemës "nuk ishin sirianë" dhe premtoi se do të ndëshkoheshin.

“Pema do të restaurohet dhe do të ndriçohet deri nesër në mëngjes”, tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos