Tomahawk amerikan goditi bazën iraniane pranë shkollës, video e konfirmon

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 07:37 | Bota

Tomahawk amerikan goditi bazën iraniane pranë shkollës, video e

Pamje të reja të publikuara në internet që tregojnë momentin kur një raketë amerikane godet një bazë detare të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) pranë një shkolle në qytetin Minab, në jug të Iranit. Videoja, e shpërndarë nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr Neës, konsiderohet si prova e parë vizuale që tregon raketat duke goditur zonën gjatë sulmit të 28 shkurtit.

Pamjet janë filmuar nga një kantier ndërtimi pranë vendngjarjes dhe tregojnë një municion që ekspertët e identifikojnë si të ngjashëm me raketën amerikane BGM ose UGM-109 Tomahaëk Land Attack Missile (TLAM). Në video shihet momenti kur raketa godet një objekt brenda bazës së IRGC-së.

Ndërsa kamera lëviz në të djathtë, një re e madhe tymi mund të shihet nga drejtimi i shkollës Shajareh Tayyiba, ku sipas mediave shtetërore iraniane u vranë të paktën 168 fëmijë dhe 14 mësues.

Autoritetet iraniane e kanë cilësuar sulmin si një nga incidentet më të rënda që kanë prekur civilët gjatë tensioneve të fundit në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump u pyet të hënën nëse SHBA do të marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës pranë shkollës në Minab. Ai tha se çështja është ende nën hetim dhe shtoi se raketat Tomahaëk, të prodhuara në SHBA, përdoren edhe nga disa vende të tjera.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë kanë theksuar se nuk ka prova që Irani apo Izraeli të posedojnë raketa të këtij lloji. Trump deklaroi se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime dhe se do të pranojë rezultatet e hetimit zyrtar sapo ai të përfundojë.

“Çfarëdo që të tregojë ai raport, unë jam i gatshëm ta pranoj”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos