Policia franceze u përlesh me emigrantët dhe mbështetësit e tyre teksa po zbatonte një aksion për lirimin e një teatri në Paris të “pushtuar” nga qindra afrikanë të pastrehë .
Dhuna shpërtheu jashtë “Gaîté Lyrique” një nga vendet më historike të artit në kryeqytetin francez në orët e para të mëngjesit të së martës.
Qindra emigrant ishin vendosur në ambientet e teatrit prej dhjetorit, kur menaxhmenti u dha atyre bileta falas për një konferencë "Refugjatët të Mirëpritur në Francë ".
Shfaqjet u anuluan, duke humbur mijëra të ardhura nga teatri, pasi shtretërit e improvizuar u vendosën rreth skenës dhe auditorit.
Oficerët e CRS të armatosur me gaz lotsjellës dhe shkopinj u mblodhën jashtë teatrit në orën 5 të mëngjesit dhe më pas ndërhynë duke hasur dhe rezistencën e qindra personave që ndodheshin brenda.
"Ka pasur përleshje të menjëhershme me protestuesit që po bërtisnin ndaj tyre dhe po përpiqeshin t'i ndalonin ata të futeshin në teatër," tha një banor i zonës që ishte në vendngjarje.
(A2 Televizion)