Polonia ngriti avionët e luftës në ajër, Rusia sulmon ashpër Ukrainën, Zelenski grindet me amerikanët

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 13:31 | Bota

Ukrainasit kanë kaluar orë tepër të vështira. Rusia lëshoi një sulm të ashpër, duke shënjestruar me bomba dhe dronë disa rajone, përfshirë kryeqytetin e Kievit.

Shpërthime janë dëgjuar, ndërsa banorët vrapuan për në qendrat e sigurta të strehimit, shkruan A2 CNN. Raportohet për të paktën 3 plagosur. Gjatë këtyre orëve të sulmit, Polonia dhe aleatët e NATO-s ngritën disa avionë lufte në ajër për të garantuar që kufiri dhe siguria e qytetarëve të mos cënohet.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi reagimin e ambasadës amerikane, i përcaktuar si “i dobët” dhe “çuditërisht i pakëndshëm”, ndaj “sulmit serioz rus në qytetin e Krivij Rih, që u mori jetën 19 personave, përfshirë gjashtë fëmijëve.

“Heshtja për vrasjen e fëmijëve nga Moska është e rrezikshme. Kjo tregon se Rusia nuk dëshiron armëpushim, ajo dëshiron vetëm luftë, “thekson lideri ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos