Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është shprehur se fjalët e Vladimir Putin për një armëpushim janë provuar se janë boshe.
Sipas mediave të huaja, Presidenti i Ukrainës ka ndarë një tjetër raport nga komandanti i përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, i cili vë në dukje se "tendenca e rritjes së përdorimit të armatimit të rëndë nga forcat ruse vazhdon".
Nga fillimi i ditës së sotme, raporti thotë se ka pasur gjithsej 46 sulme ruse "në drejtime të ndryshme" dhe 901 raste të granatimeve, 448 prej të cilave përfshinin armatim të rëndë, shkruan A2 CNN.
“Më shumë se 400 raste të përdorimit të dronëve me pamje nga personi i parë (FPV) nga rusët janë dokumentuar tashmë”, shton ai.
Ai gjithashtu thotë se trupat ukrainase ranë në një pritë ruse në Toretsk, me disa ushtarakë të vrarë. Zelenskyy thotë se ushtarët rusë përgjegjës "do të eliminohen".
Po ashtu Presidenti përsëriti mesazhin se Ukraina do t'i përgjigjet veprimeve të Rusisë në një "mënyrë plotësisht simetrike", diçka që Zelenskyy tha në përgjigje të njoftimit të armëpushimit të Putinit dje.
“Situata në vijën e frontit tregon se presioni ndaj Moskës dhe mbikëqyrja reale e veprimeve të forcave okupuese janë të nevojshme për vendosjen e armëpushimit”, përfundoi Zelensky, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)