Rusia pretendon se ka arritur të godasë dërgesat e armëve të perëndimit për në Ukrainë, teksa në të njëjtën ditë, Ukraina raportoi se rusët kanë goditur me dhjetëra raketa e dronë, infrastrukturë kritike në të gjithë vendin.
Siç raporton ministria ruse e mbrojtjes, forcat e saj ushtarake kanë arritur të shkatërrojnë makinat që transportonin raketat me rreze të gjatë veprimi, ATACMS dhe Storm Shadow, sikurse edhe depot me municione dhe aeroportin ushtarak ukrainas, shkruan A2.
Po ashtu, sistemi rus i Mbrojtjes ajrore ka arritur të interceptojë një raketë Neptune dhe të rrëzojë 49 dronë të ushtrisë ukrainase. Aktualisht pa energji elektrike në Ukrainë kanë mbetur rajonet e Kievit, Odesës e disa të tjera. (A2 Televizion)