
Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka bërë të ditur bilancin e të kënduarve gjatë protestave të dhunshme të dy javëve të fundit. Në një konferencë për mediat, Demo tha se 347 persona kanë mbetur të lënduar, nga të cilët 107 janë protestues, ndërsa 39 kalimtarë e mes tyre gazetarë. Sipas tij, ky bilanc është një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional nga Policia e Shtetit.
Në rastet e tejkalimit të proporcionalitetit të dhunës, ai thekson se Policia e Shtetit ka marrë masat dhe ka vënë nën hetim 7 punonjës.
“Javët e fundit kanë qenë shumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo. (A2 Televizion)