Profesori që shënjestroi vajzën e Giorgia Melonit tenton të vetëvritet

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 20:55 | Bota

Profesori që shënjestroi vajzën e Giorgia Melonit tenton të

Mësuesi i arsimit të mesëm italian Stefano Anteo, i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke shigjetuar vajzën e kryeministres së vendit, Giorgia Meloni, ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai ka pirë një sasi të madhe alkooli së bashku me pilula, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Në postimin e tij, mësuesi kishte shkruar se "dëshiron që vajza e Melonit të ketë të njëjtin fund si Martina Carbonaro", duke ju referuar këtu adoleshentes 14- vjeçare që u vra një javë më parë nga ish-i dashuri i saj.

Ky sulm ekstrem nga Anteo u dënua nga të gjitha forcat politike italiane dhe menjëherë u aktivizua një procedurë për ta referuar atë në një provim administrativ nga Ministria italiane e Arsimit.

Dje, mësuesi 65-vjeçar i gjermanishtes kishte kërkuar të takohej me Melonin "për ta përqafuar dhe për t'i kërkuar falje", ndërsa sot kreu aktin e rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos