Protestat e vazhdueshme të fermerëve, reagon Komisioni Europian

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 11:39 | Bota

Protestat e vazhdueshme të fermerëve, reagon Komisioni Europian

Bashkimi Europian ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të fermerëve të Francës, por edhe vendeve të tjera të bllokut.

Siç raportohet, Komisioni Europian ka rekomanduar që liderët e Bashkimit Europian të shtynë prezantimin e rregullave, sipas të cilave kërkohet që fermerët të mbajnë një sasi të caktuar toke djerrë ose jo produktive.

Kundërshtimi i këtyre rregullave është bërë pjesërisht shkak për daljen në protesta të fermerëve në të gjithë Evropën në Francë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Sipas propozimit, rregulli nuk do të zbatohet deri në vitin e ardhshëm.

“Propozimi i komisionit, dërguar sot vendeve anëtare, të cilët do ta votojnë në një mbledhje komiteti, ofron një përgjigje të parë konkrete politike për të adresuar shqetësimet e fermerëve për të ardhurat. Ai gjithashtu ndjek kërkesat e paraqitura nga disa shtete anëtare në mbledhjet e këshillit të bujqësisë", bëri të ditur komisioni në një deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos