Karnavalet e njohura të Rio De Zhaneiro nuk janë vetëm për performimet gjatë spektakleve, por edhe për qentë. Së fundmi, edhe ata kanë bërë paradën e tyre duke kërcyer Samba dhe duke treguar veshjet e veçanta për këtë event.
Kjo ngjarje e përvitshme tërheq qen të të gjitha formave dhe madhësive, të veshur nga të zotët e tyre me karaktere nga më të ndryshmet.
Karnavalet e qenve zhvillohen së bashku me festimet e tjera kryesore në Rio. Çdo vit, qyteti mbushet me brazilianë dhe turistë nga e gjithë bota për pesë ditë festimesh dhe paradash të përqendruara në Sambodromin e Rios dhe në rrugë.
Kompania e Turizmit në Rio vlerëson se 971 milionë dollarë do të fitohen gjatë 5 ditëve të karnavaleve. (A2 Televizion)