Protestë e dhunshme pro Palestinës, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

Nga Erjon Dervishi
23 Shtator 2025, 10:19 | Bota

Protestë e dhunshme pro Palestinës, 10 të arrestuar dhe 60

Disa qytete të Italisë kanë përjetuar momente tepër dramatike.

Mijëra italianë dolën në rrugë në një protestë pro Palestinës, të koordinuar nga sindikatat, por që përfunduan në përleshje të dhunshme, shkruan A2.

Milano dhe Roma panë turmat më të mëdha dhe tensionet u përhapën rreth stacionit qendror në Milano, ku u raportua se rreth 60 policë u plagosën. 10 manifestues janë arrestuar.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila është kritikuar ashpër nga kundërshtarët politikë për qëndrimin e saj ndaj Gazës, i dënoi skenat në Milano si të turpshme.

Edhe pse ajo është bërë gjithnjë e më kritike ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza, Meloni nuk ka shkuar aq larg sa Franca në vendimin për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos