Rusia ka transferuar më shumë se 70 kafshë, përfshirë luanë afrikanë e 2 arinj kaf, për një kopsht zoologjik në Phenian të Koresë së Veriut. Lajmi u konfirmua nga Moska zyrtare, në atë që cilësohen si dhuratë nga presidenti rus Putin për popullin koreano-verior dhe Kim Jong Un.
Ministri rus, Kozlov bëri të ditur se kafshët janë transferuar nga Moska në Phenian me avion, shoqëruar edhe nga veterinerët e Kopshtit zoologjik në Moskë.
Në muajin prill, Rusia i dhuroi Phenianit edhe zogj, shqiponja e papagaj.
Dhurata vjen disa javë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut zbuluan se Koreja e Veriut kishte dërguar mijëra trupa për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë.
Që prej qershorit, kur Putini vizitoi Korenë e veriut, marrëdhënia mes tij e liderit të Phenianit, është forcuar gjithnjë e më shumë. (A2 Televizion)