Putin paralajmëron Perëndimin: Jemi gati të përdorim të gjitha armët nëse sulmohet Kaliningradi

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 08:52 | Bota

Putin paralajmëron Perëndimin: Jemi gati të përdorim të

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin kundër përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, duke thënë se Moska është e gatshme të përdorë “të gjitha armët” në arsenalin e saj, përfshirë edhe ato bërthamore, nëse enklava ruse e Kaliningradit në Baltik sulmohet.

Duke folur të enjten në Moskë, lideri rus tha se nuk ka plane për të sulmuar asnjë vend evropian, por se është i gatshëm t’i përgjigjet agresionit perëndimor nëse është e nevojshme. Ai iu referua gjithashtu territorit rus të Kaliningradit, i cili ndodhet mes vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

Paralajmërimi i tij vjen pas stërvitjeve të fundit ushtarake të NATO-s pranë Kaliningradit, të cilat aleanca i ka përshkruar si manovra mbrojtëse për forcimin e parandalimit.

Këto stërvitje kanë shkaktuar shqetësim të fortë në Moskë, e cila në fund të shtatorit paralajmëroi se do të hakmerrej nëse NATO do të tentonte të bllokonte enklavën nga ajri ose deti.

“Stërvitjet në Detin Baltik, që pasojnë njëra-tjetrën... Më pas përpjekjet për të ndaluar anijet dhe mjetet tona lundruese. E gjithë kjo është një përshkallëzim. Dhe më pas filluam të dëgjonim deklarata në lidhje me rajonin e Kaliningradit”, tha Putin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos