Videot intime, Adi Hila dëshmon në polici: Kamerat i vendosa për siguri

Nga Igli Çelmeta
2 Tetor 2026, 09:54 | Kronikë

Kompozitori Adrian Hila ishte në Policinë e Tiranës, ku u pyet në kuadër të hetimeve lidhur me regjistrimin, publikimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve intime pranë ambientit te tij privat.

Hila u pyet nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, ndërsa hetimi po fokusohet te mënyra se si materialet kanë përfunduar në rrjet dhe si më pas janë shpërndarë.

Mësohet se Hila ka deklaruar se ai ka vendosur kamera jashtë dhe brenda banesës për arsye sigurie dhe me qëllim mbrojtjen e pronës. Hila ka deklaruar gjithashtu se kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online, duke mundësuar kontrollimin e tyre në distancë.

Ai ka pohuar se kamerat i kishte vendosur që në vitin 2022 dhe se nuk ishte ne dijeni te publikimit të videove në rrjet, deri sa miq të tij të afërt e kishin informuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos