
Kosova është ndalur në barazim pa gola ndajIzraelit, sfidë që u zhvillua në stadium neutral, në Hungari.
“Dardanët” nuk arritën ta tregonin të njëjtën lojë si ndaj Irlandës, me ndeshjen që u mbyll 0-0, shkruan A2.
Izraeli fillimisht e nisi më mirë për të krijuar disa aksione, por që Amir Shaipi me super pritje ua mohoi golin.
Kosova pastaj rrezikoi me një goditje të Lumbardh Dellovës nga distanca.
Edhe në pjesën e dytë, vendasit e nisën më mirë për të krijuar disa raste shënimi, por Shaipi reagoi mirë.
Ritmi i Kosovës u rrit me aktivizimin e dyshes Milot Rashica e Edon Zhegrova, megjithatë mbrojtja izraelite rezultoi të jetë e padepërtueshme.
Kosova pas tre ndeshjeve të para ka katër pikë, tri më pak se Austria që është lideri i grupit.
(A2 Televizion)