Peleshi pret ambasadorin e ri të SHBA-së: Theksi te forcimi i partneritetit strategjik

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 09:32 | Politikë

Peleshi pret ambasadorin e ri të SHBA-së: Theksi te forcimi i

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

Gjatë takimit, Peleshi i uroi ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e tij, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës u theksua rëndësia e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, shkruan A2CNN.

Peleshi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit institucional dhe të avancimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos