"Qeveritë kanë dështuar!" Niset në Gaza flotilja humanitare me aktivistë dhe politikanë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2025, 11:42 | Bota

"Qeveritë kanë dështuar!" Niset në Gaza flotilja

"Kur bota hesht, ne nisim lundrimin". Nën këtë slogan Flotilja Global Sumud, një flotilje  ndihme humanitare e udhëhequr nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, do të niset nga Barcelona në një përpjekje për të "thyer bllokadën e paligjshme të Gazës". Përveç Thunberg, flotilja do të përfshijë aktivistë nga disa vende, parlamentarë evropianë dhe figura publike si ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau.

Anijet do të nisen nga qyteti portual spanjoll për të hapur një korridor humanitar dhe për t'i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez.

"Qeveritë kanë dështuar, ne po mobilizohemi për Gazën", u shpreh aktivistja Thunberg.

Flotilja pritet të mbërrijë në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta në mesin e shtatorit.

"Ky do të jetë misioni më i madh i solidaritetit në histori, me më shumë njerëz dhe më shumë anije sesa të gjitha përpjekjet e mëparshme së bashku", tha aktivisti brazilian Thiago Avila. Organizatorët thonë se dhjetëra anije të tjera pritet të nisen nga portet në Tunizi dhe vende të tjera mesdhetare më 4 shtator.

Aktivistët gjithashtu do të organizojnë demonstrata dhe protesta të tjera të njëkohshme në 44 vende "në solidaritet me popullin palestinez", shkroi në Instagram Thunberg.

“Kur bota hesht dhe udhëheqësit tradhtojnë palestinezët dhe dështojnë të parandalojnë gjenocidin, kundër një shteti aparteidi dhe pushtimi, ne mobilizohemi për Gazën, nuk ka alternativë, ne e dimë se çfarë është në rrezik", tha aktivistja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos