"Rafah po fshihet nga harta", banorët e Gazës përballen me katastrofën humanitare

Nga Erjon Dervishi
3 Prill 2025, 16:39 | Bota

Rripi i Gazës ndodhet në prag të një tjetër katastrofe humanitare, asaj të refugjatëve. Qindra mijëra banorë të Gazës të arratisur kërkuan strehim në një nga zhvendosjet masive më të mëdha të luftës, ndërsa forcat izraelite përparuan në rrënojat e qytetit Rafah.

Një ditë pasi deklaruan qëllimin e tyre për të kapur zona të mëdha të enklavës së mbushur me njerëz, forcat izraelite u futën në qytet në skajin jugor të Gazës, i cili kishte shërbyer si streha e fundit për njerëzit që iknin nga zona të tjera për pjesën më të madhe të luftës.

Ministria e shëndetësisë e Gazës raportoi të paktën 97 persona të vrarë në sulmet izraelite në 24 orët e fundit, duke përfshirë të paktën 20 të vrarë në një sulm ajror rreth agimit në periferi të Shejaia të qytetit të Gazës.

"Rafah ka ikur, po fshihet", tha për Reuter, një persona, baba i shtatë fëmijëve në mesin e qindra mijërave që kishin ikur nga Rafah në zonën fqinje të Khan Younis. Pas një sulmi që vrau disa njerëz në Khan Younis, Adel Abu Fakher po kontrollonte dëmet në tendën e tij.

“Ne po flinim kur avionët izraelitë sulmoi shtëpinë ngjitur me ne. Tarraca ram bi ne, mbeturinat prekën sytë e fëmijëve tanë, çatia e fqinjit mori flak. Tani kemi vetëm dy tenda, një jashtë dhe një brenda hapësirës sonë të shtëpisë ku banonim. Burri im po flinte në krevat në verandë por mjekët tashmë thonë se njërën veshkë e ka të dëmtuar dhe si rrjedhojë vdiq”, tha Inas Al-Aqqad, banore e Gazës.

Izraeli nuk i ka përcaktuar qëllimet e tij afatgjata për zonën e sigurisë që trupat e tij po pushtojnë tani. Kryeministri Benjamin Netanayahu tha se trupat po merrnin një zonë që ai e quajti "Boshti Morag", një referencë për një ish-vendbanim të braktisur izraelit që dikur ndodhej midis Rafahut në skajin jugor të Gazës dhe qytetit kryesor jugor ngjitur, Khan Younis.

Banorët e Gazës që ishin kthyer në shtëpitë e rrënojave gjatë armëpushimit tani janë urdhëruar të largohen nga komunitetet në skajet veriore dhe jugore të rripit. Ata kanë frikë se qëllimi i Izraelit është t'i shpopullojë ato zona për një kohë të pacaktuar, duke lënë qindra mijëra njerëz përgjithmonë të pastrehë në një nga territoret më të varfra dhe më të mbushura me njerëz në tokë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos