Raketa hipersonike kundër Ukrainës, Zelensky: Putin nuk do paqe, bota duhet të reagojë

Nga Rosalba Bejdo
22 Nëntor 2024, 11:54 | Bota

Përdorimi i raketës së re balistike nga Rusia ditën e enjte, tregon një përshkallëzim të qartë dhe të rrezikshëm të konfliktit. Janë fjalët e presidentit Volodimir Zelenski, në nje videomesazh të publikuar gjatë mbrëmjes. Komentet erdhën pasi shefi i Kremlinit Vladimir Putin, sqaroi në një dalje publike se Rusia kishte sulmuar rajonin ukrainas të Dnipros me një raketë të re konvencionale me rreze të mesme, e jo ndërkontinetale siç u pretendua më herët.

Kjo sipas Zelenskit, tregonte se Moska nuk ishte e interesuar për paqe. Presidenti Ukrainas deklaroi bëhej fjalë për hapin e dytë të Putinit për përshkallëzimin e luftës, pas përfshirjes së më shumë se 10 mijë ushtarëve koreanoveriorë në konflikt.

“Vladimir PutinPutini ka ndërmarrë këto hapa duke shpërfillur këdo në botë që po kërkon për të parandaluar përshkallëzimin e luftës. Ai po shpërfill thirrjet nga Kina, Brazili, vendet europiane, SHBA dhe të tjerë. Puti i vetëm e nisi këtë luftë totalisht të paprovokuar dhe po bën gjithçka për ta zgjatur atë. Përdorimi i raketës balistike kundër Ukrainës është një tjetër prove se Rusia nuk ka interes për paqe”.

Zelenski shtoi më tej se bota duhet të reagojë, pasi mungesa e veprimit përcjell mesazhin tek Rusia se një sjellje e tillë është e pranueshme.

Në reagimin e tij ditën e enjte, presidenti Vladimir Putin tha se sulmi në qytetin lindor të Dnipros ishte zhvilluar si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë të SHBA dhe Britanisë së Madhe, ATACMS dhe Storm Shadoë për të goditur shënjestra brenda Rusisë.

Putin paralajmëroi se lufta ishte bërë tashmë globale dhe se Moska mund të sulmojë struktura ushtarake të vendeve perëndimore që lejon përdorimin e armatimeve te tilla për këto qëllime. Shefi i Kremlinit tha se sulmi rus ishte kryer me një raketë tëre konvencionale me rreze të mesme, të pagëzuar si ORESHNIK, për të cilën tha se udhëtonte me shpejtësinë e 3 km në sekondë. Putin bëri gjithashtu të qartë se Rusia ishte e gatshme për çdo zhvillim.

“Nëse dikush ka dyshime për këtë, nuk duhet të ketë. Gjithmonë do të ketë një përgjigje”, ishin fjalët e Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos