Raporti: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 19:09 | Bota

Raporti: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut.

Sipas mediave të huaja, aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington raportojnë gjithashtu se 654 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet, sipas Associated Press.

Ky numër i viktimave raportohet se përfshin viktimat në të gjithë Iranin, shkruan A2 CNN. Ndërkohë nga ana tjetër, qeveria iraniane ende nuk ka publikuar shifrat e përgjithshme të viktimave.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte Irani që sulmoi me raketa disa qytete të Izraelit, duke shkaktuar viktima dhe një numër të lartë të plagosurish dhe të zhdukurish.

Konflikti mes dy vendeve nisi pasi Izraeli 3 ditë më parë nisi një operacion të koduar ‘Ngritja e Luanit’ në Iran, ku goditi komandantët e lartë ushtarakë, shkencëtarët bërthamorë dhe centralet bërthamore.

Izraeli pretendoi se qëllimet e këtij sulmi ishin që të pengonin programin bërthamor të Iranit, pasi sipas tyre, nëse shteti islamik do të prodhojë bomba bërthamore, do të jetë rrezik për të gjithë Lindjen e Mesme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos