SHBA mes protestash, ushtria amerikane, paradë në 250-vjetorin e saj

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 14:12 | Bota

Zhvillohet në Shtetet e Bashkuara parada ushtarake në rrugët e qendrës së Uashingtonit me rastin e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane.

Për paradën e presidentit Donald Trump, e cila përkoi me ditëlindjen e tij të 79-të u mblodhën mijëra spektatorë për të parë parakalimin që filloi me një bandë frymore.

Trump ndoqi gjithçka nga një stendë e ngritur dhe u brohorit kur u emri i tij u dëgjua. Presidenti ka dëshiruar prej kohësh të mbajë një paradë të stilit ushtarak në Shtetet e Bashkuara, por ngjarje të tilla kanë qenë të rralla në historinë amerikane.

Ndërsa festimet e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane përfunduan, në Uashington, D.C, një turmë protestuesish u përballën me mbështetësit e Trump pranë daljes së paradës ushtarake. Një pjesëmarrës në paradë shfaqi një flamur 'Trump/Vance' ndërsa protestuesit e tallnin.

Më herët gjatë ditës, mijëra njerëz marshuan në Uashington dhe në qytete të tjera në shenjë proteste kundër politikave të Trump. Demonstratat ishin kryesisht paqësore dhe shënuan shpërthimin më të madh të kundërshtimit ndaj presidencës së Trump që kur ai u kthye në pushtet në janar.

Grupet anti-Trump planifikuan gati 2,000 demonstrata në të gjithë vendin që të përkonin me paradën. Shumë prej tyre u zhvilluan nën temën "Asnjë Mbret", duke pohuar se asnjë individ nuk është mbi ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos