Raportimet se gruaja e Assad ka kërkuar divorcin, vjen reagimi i Kremlinit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 10:56 | Bota

Raportimet se gruaja e Assad ka kërkuar divorcin, vjen reagimi i Kremlinit

Kremlini ka hedhur poshtë raportimet e mediave turke, sipas të cilave gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, në fillim të këtij muaji, Assad, gruaja e tij Asma dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në kryeqytetin rus pasi u larguan nga Siria.

Vendndodhja e Asadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane.

Një burim tha se rebelët kishin garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri, shkruan A2 CNN.

Por dje, mediat turke dhe arabe raportuan se Asma al Assad kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj në Rusi.

I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin".

Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte mbyllur në Moskë dhe Rusia kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore.

Kujtojmë se Assad u arratis nga Siria, pas një ofensive të rebelëve të opozitës, të cilët brenda një jave morën pushtetin në vendin e Lindjes së Mesme, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos